KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Anglia nuk mundet të fitojë, Uellsi e para
Euro 2016: Angia nuk mundet të fitojë, Uellsi e para

Euro 2016: Anglia nuk mundet të fitojë, Uellsi e para

U luajt sot në orën 21:00 në stadiumin Geoffroy Guichard në Sent-Etien ndeshja e gjashtë e vlefshme për Grupin B ndërmjet Sllovakisë dhe Anglisë. Në të 5′ krosim nga e djathta e Clyne që gjen në qendër të zonës Vardy i cili gjuan me gju por topi shkon ngjitur me traun e portës. Në të 9′ një grumbull lojtarësh në zonën e Sllovakisë, Vardy jep top për Sturridge që nga pak hapa e humb topin pasi Pekarík rrëshqet dhe ia heq. Presion i madh i anglezëve në të 16′ pas një gjuajtje të Bertrand topi shkon te Henderson që me të djathtën godet një kundërshtar. Një rast shumë i mirë për Vardy në të 17′ kur Henderson i jep një pasim, lojtari i Lester Sitit kalon Skrtel por bllokohet nga dalja e portjerit Kozáčik. Gjuan Lallana në të 33′ por pret portjeri sllovak. Përsëri Anglia në sulm, në të 44′ është Henderson por bllokohet nga sllovakët.

Në pjesën e dytë në të 53′ Mak guan në portë por topi shkon te këmbët e Hart. Në të njëjtën minut rrezikojnë anglezët Clyne gjuan në portë por Kozáčik i thotë jo. ëeiss ne të 55′ gjuan në portën angleze por pret Hart. Në të 73′ Sturridge guan në portë por pret Kozáčik. Në të 82′ gjuan Alli por bllokohet nga mbrojtja sllovake. Rooney gjuan në të 83′ por nuk gjen portën. Edhe në minutat e mbetura Anglia sulmon pa dhënë asnjë rezultat pozitiv, 0-0.

Po në orën 21:00 në stadiumin Municipal të Tuluzës u luajt ndeshja e pestë e vlefshme për Grupin B ndërmjet Rusisë dhe Uellsit. Në të 11′ Ramsey çan mbrojtjen ruse dhe mund portjerin Akinfeev, 1-0. Nëntë minuta më vonë (20′) vjen goli i dytë për Uellsin, Bale ecën përpara në qendër dhe jep një top për N. Taylor që ndodhet në të majtën. Mbrojtësi i Uellsit gjuan por pret Akinfeev i cili nuk e kap topin që kthehet në këmbët e N. Taylor dhe shënon, 2-0. në të 67′ Ramsey shërben një top për Bale i cili mund portjerin rus dhe shënon golin e tij të tretë në këtë europian. Uellsi me këtë fitore merr vendin e parë në grup me 6 pikë duke lënë pas Anglinë me 5 pikë dhe Sllovakinë me 4 pikë. Kjo e fundit është vetëm një çerek hapi nga kualifikimi për në fazën e dytë.