KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Anglia mposht Uellsin në minutat shtesë
Euro 2016: Anglia mposht Uellsin në minutat shtesë

Euro 2016: Anglia mposht Uellsin në minutat shtesë

U luajt sot në orën 15:00 në stadiumin Bollaert-Delelis në Lens ndeshja e katërt për Grupin B ndërmjet Anglisë dhe Uellsit. Në të 7′ Lallana lëshon një top të përsosur për Sterling por gjuajtja e qendërsulmuesit kalon mbi traun e portës së Uellsit. Bale në të 10′ tenton një hyrje nga e majta por bllokohet. Cahill merr një top nga Rooney ne të 26′ dhe gjuan por topi shkon mbi traun e portës kundërshtare. Smalling gjuan drejt portës në të 36′ por topi shkon pranë shtyllës së djathtë të portës së mbrojtur nga Hennessey dhe del jashtë. Në të 42′ Bale nga një goditje dënimi prej 25 metrash lëshon një top të fuqishëm me të majtën mu në këndin e majtë ngjitur me tokën të portës së mbrojtur nga Hart, ky i fundit muk mundi ta ndalte dhe Uellsi e sheh veten në avantazh.

Në të 54′ Ramsey gjuan nga larg por topi përfundon në krahët e Hart. Rooney gjuan në të 55′ drejt portës por Hennessey e dërgon në goditje këndi. Pikërisht nga këndi godet Rooney, topi shkon në zonë Davies me kokë gjuan keq drejt portjerit e merr Vardy dhe barazon në të 56′ për Anglinë. Sturridge gjuan në të 70′ por topi bllokohet. Në të 78′ provon të gjuajë Rooney por përsëri bllokojnë mbrojtësit e Uellsit. Në të 92′ Sturridge lëshon një top nga zona e vogël në drejtim të portës së Hennessey i cili nuk mund të bëjë asgjë, Anglia në avantazh 2-1. Me këtë rezultat mbyllet derby britanik.