KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Anglia zhgënjehet, Rusia barazon 1-1 në minutat shtesë
Euro 2016: Dush i ftohtë për Anglinë, Rusia barazon në fund

Euro 2016: Anglia zhgënjehet, Rusia barazon 1-1 në minutat shtesë

Në stadiumin Velodrome të Marsejës u luajt ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin B mes Anglisë dhe Rusisë. Dridhërima e parë për portën ruse erdhi në të 7′ kur Walker lëshoi një top për Lallana i cili gjuan me të djathtën, por Akinfeev e dërgon topin në goditje këndi. Në të 22′ Lallana gjendet përballë portjerit rus gjuan diagonalisht, por topi del jashtë. Kane shënon në të 28′, por gjendej në pozicion jashtë loje. Në të 35′ Akinfeev largon topin me grushte. Porta e rusëve shpëton edhe një herë tjetër në fund të pjesës së parë kur Kane nuk e gjen portën në të 41′.

Rusia duket sikur luan më mirë në pjesën e dytë. Në të 63′ Smolov i afrohet golit, lëshon një top me të djathtën i cili del jashtë për pak gjë. Në çastet më të mira për Rusinë, Rooney i afrohet golit, por Akinfeev pret. Në të 73′ vjen goli i parë i ndeshjes. Dier kryen një goditje dënimi të mrekullueshme që Akinfeev nuk arrin ta presë. Në të 92′ vjen një dush i ftohtë për anglezët, kapiteni rus Berezutski godet një top të Schennikov dhe mund Hart, duke çuar në barazim 1-1.