KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Belgjika mund Irlandën 3-0
Euro 2016: Belgjika mund Irlandën 3-0

Euro 2016: Belgjika mund Irlandën 3-0

U luajt sot në orën 15:00 në stadiumin Matmut Atlantique në Bordo ndeshja e katërt e vlefshme për Grupin E ndërmjet Belgjikës dhe Irlandës. Në të 13′ Alderweireld gjuan gabim në portë dhe topi del jashtë. Në të 19′ Ward gjuan me kokë dhe e detyron portjerin belg Courtois ta dërgojë topin në goditje këndi. Në të 29′ De Bruyne gjuan një top në portën irlandeze, pret Randolph. Është përsëri Alderweireld në të 36′ që gjuan por nuk e gjen portën kundërshtare. Në të 43′ Vertonghen gjuan por pa rrezik për portëv irlandeze.

Në pjesën e dytë ndryshon gjithçka në lojën belge, në të 48′ shënon R. Lukaku. Në të 61′ është përsëri Belgjika shënon me anë të Witsel. De Bruyne gjuan në të 68′ por ai e dërgon topin shumë lart. Në të 70′ Hazard jep një pasim për R. Lukaku që është i vetëm në të majtën dhe nuk gabon, 3-0. Në të 83′ De Bruyne lëshon topin për në portë por aty është Randolph që e pret. Belgjika merr tre pikët e para të vlefshme për kualifikim por bën që Italia të jetë e para e këtij grupi në vetëm dy ndeshje.