KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016: Çiftet çerekfinaliste
Euro 2016: Çiftet çerekfinaliste

Euro 2016: Çiftet çerekfinaliste

Në përfundim të ndeshjeve të vlefshme për 1/8 e finaleve të Euro 2016, janë përcaktuar tashmë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale. Në 30 qershor luajnë Poloni-Portugali. Një çift interesant, ku bie në sy loja plot grintë e polakëve e zhvilluar deri tani, ndërsa të gjithë presin se çdo të bëjë Portugalia e Ronaldos. Në 1 korrik Uellsi përballet me Belgjikën. Një tjetër sfidë me të papritura. Të dyja skuadrat kanë ardhur deri në çerekfinale me meritë dhe duan të bëjnë historinë në futbollin e tyre. Një ditë më vonë, në 2 korrik është supersfida Itali-Gjermani. Dy superfuqi të futbollit evropian dhe botëror. Përballje të shumta midis tyre, të cilat kanë dhuruar spektakël. Secila kërkon të kalojë më tej në evropianin francez, sepse iu mungon prej kohësh një titull kampion evrope. Sfida e fundit e çerekfinaleve është ajo midis Islandës dhe Francës në 3 korrik. Islandezët luajnë për të shkruar historinë, ndërsa Franca si vend pritës, kërkon fitoren me çdo kusht. Në përfundim të ndeshjeve çerekfinale do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të Euro 2016.