KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, “Daily Mail” vlerëson kombëtaren
Albanian players salute fans at the end of the Euro 2016 Group A soccer match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille, France, Wednesday, June 15, 2016. (AP Photo/Ariel Schalit)
Albanian players salute fans at the end of the Euro 2016 Group A soccer match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille, France, Wednesday, June 15, 2016. (AP Photo/Ariel Schalit)

Euro 2016, “Daily Mail” vlerëson kombëtaren

E përditshmja angleze “Daily Mail” ka analizuar sot fazën e grupeve dhe paraqitjen e secilës kombëtare në Evropian, duke vënë nota për secilën skuadër. Me A me yll, duke qenë kombëtaret më të mira në absolut deri tani, janë përzgjedhur vetëm Kroacia e Islanda. Me A janë vlerësuar Hungaria e Irlanda e Veriut, ndërsa me A-,Uellsi. Me B+ janë vlerësuar Italia e Polonia, ndërsa pas tyre me B vijnë Gjermania, Sllovakia e Shqipëria. Gjithë kombëtaret e mbetura janë vlerësuar me notë më të ulët, ndërsa kombëtaret me notën më të ulët nga të gjitha, me F, janë Austria, Rusia e Ukraina. Për Shqipërinë, “Daily Mail” shkruan: “Një prej dy humbësve të pafat që e mbylli në vendin e tretë dhe nuk ia doli të kualifikohej, Shqipëria i tejkaloi gjithë pritshmëritë, edhe pse nuk mundi të kalonte. Impresionues, edhe pse luajti me 10 lojtarë në humbjen ndaj Zvicrës, shqiptarët mbajtën Francën 0-0 për 90 minuta dhe pastaj fituan ndeshjen finale, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Një turne i mirë dhe diçka nga e cila vërtet mund të ndërtohet e ardhmja. Nota: B”.