KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » EURO 2016, De Biazi ndryshon formacionin për Francën
GiannideBiasi-780x439

EURO 2016, De Biazi ndryshon formacionin për Francën

Taulant Xhaka nuk do të jetë në formacionin kryesor në ndeshjen ndaj Francës. Kështu ka vendosur trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi. Por ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm që italiani i kuqezinjve do të bëjë për këtë ndeshje. Në vend të Lorik Canës, i cili nuk luan për shkak të kartonit të kuq, që mori në ndeshjen me Zvicrën, De Biazi do të aktivizojë Arlind Ajetin. Në mesfushë, në vend të Xhakës pritet të luajë Ledian Memushaj. Ndërsa nuk do të ndërrojë asgjë në pjesën tjetër të mbrojtjes me Berishën në portë, Mavrajn përkrah Ajetit e Hysajn e Agollin nga krahët. Kukeli, i cili bëri një paraqitje të mirë në rolin e tij si i tërhequr ndaj helvetëve kur Shqipëria mbeti me 10 lojtarë, do të jetë sërish orgazatori i kuqezinjve, në pozicionin para qendrës së mbrojtjes. Një ndryshim tjetër ka të bëjë me Odise Roshin. Ndaj Francës, në vend të tij do të aktivizohet Andi Lila në krahun e djathtë. Ndërsa ruajnë pozicionet e tyre Abrashi, mjaft efektiv në mesin e fushës në ndeshjen me Zvicrën, ashtu si dhe Lenjani. Sulmi do t’i besohet sërish Armando Sadikut. Stërvitja e fundit e Kombëtares, para ndeshjes me Francën, i ka shërbyer De Biazit për të provuar formacionin që do të hedhë në fushën e Velodrome, për sfidën ndaj Francës. Një vend titullari ishte menduar t’i jepej edhe Kaçes, por gjendja e futbollistit nuk ka qenë e mirë pas dhimbjeve që ka patur në gju.