KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Dëmtohet Behrami, rrezikon të mos luajë kundër Shqipërisë
Euro 2016: Dëmtohet Behrami, rrezikon të mos luajë kundër Shqipërisë

Euro 2016: Dëmtohet Behrami, rrezikon të mos luajë kundër Shqipërisë

Një problem lind për kombëtaren e Zvicrës vetëm tre ditë para ndeshjes me kombëtaren shqiptare. Valon Behrami rrezikon të mos luajë në ndeshjen e parë të Euro 2016 në Lens, pas një problemi në gju. Mesfushori i Uatfordit nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të Vlado Petkovic, duke dëgjuar vetëm fjalimin që mbajti trajneri për skuadrën. Behrami, i zymtë në fytyrë, nuk e bëri stërvitjen e drejtuar nga zëvendëstrajneri Antonio Manicone,  ai bëri vetëm biçikletën dhe palestrën.

Beherami është vënë në shënjestër të tifozerisë shqiptare e cila e nuk i ka pëlqyer deklaratat e tij se “Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja”.  Mesfushori me origjinë nga Mitrovica ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare. “Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time” citohet të ketë thënë Valon  Behrami, çka konsiderohet si një mesazh i qartë se nuk do të luajë për Kosovën.

Gjyqtar i takimit Shqipëri – Zvicër do të jetë Carlos Velasco Carballo nga Spanja.