KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Demtohet Ronaldo
euro 2016, ronaldo, demtohet, portugali wales

Euro 2016: Demtohet Ronaldo

Shqetësim në kampin portugez. Kristiano Ronaldo ka ndërprerë stërvitjen e mëngjesit për disa minuta, ndërsa drejtohej nga trajneri Fernando Santos, në prag të gjysmëfinales me Uellsin, e cila zhvillohet sot në në mbrëmje në Lion. Ylli i Realit të Madridit ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë stërvitjes dhe ka qëndruar në stol për disa minuta. Nuk ka ndërhyrë mjeku i kombëtares por gjithsesi Ronaldo nuk ka mundur ta vazhdojë seancën stërvitore dhe ka qëndruar duke parë shokët që përfundonin stërvitjen. Deri tani Portugalia nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për gjendjen e kampionit të vet, por gjithsesi shqetësimi mbetet, kur kanë mbetur edhe disa orë deri në ndeshjen gjysmëfinale me uellsin, për të shpresuar kalimin në finalen e Euro 2016. Në dyshim është edhe Pepe që ka bërë stërvitje të diferencuar.