KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Deschamps flet për kundërshtarët kuq e zi
Euro 2016: Deschamps flet për kundërshtarët kuq e zi

Euro 2016: Deschamps flet për kundërshtarët kuq e zi

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës, vendi mikpritës i Euro 2016, gjatë një interviste për zyrën e shtypit të Federatës së Futbollit të Kosovës foli edhe për kombëtaren e Shqipërisë, kundërshtare e Francës në Grupin A.

Cfarë pritshmërishë keni nga Shqipëria?
Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet që kishim gjatë ndeshjeve kualifikuese, kundër ekipit të Shqipërisë (barazim në Ren, humbje në Tiranë). Këtu ka të bëjë dhe fati, nëse një ekip merr 4 nga 6 pikët e mundshme, në vetëm dy ndeshje. Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë.

Kë nga lojtarët njihni më mirë?
Ne e kemi studiuar mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë, kështu që i dimë karakteristikat e tyre, forcën e tyre, dhe në raste kur ka, edhe dobësinë e tyre.

Si e gjykoni punën e trajnerit Giovanni De Biasi?
Ai e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori, në Kampionatin Europian dhe ka bërë një punë të shkëlqyer, dhe nuk e them për t’i bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti këto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për t’u përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah, një trajner të mirë.