KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016 – dy ndeshje të tjera 1/8 finale
euro 2016, faza 1/8, ndeshjet e para, kroaci portugali, irlande hungari, poloni zvicer

Euro 2016 – dy ndeshje të tjera 1/8 finale

1/8 e finaleve të Euro 2016 do të vazhdojnë sot me ndeshjen e orës 18.00. Në stadiumin Park de Princ luhet sfida Uells – Irlandë e Veriut. Derbi britanik pritet të dhurojë emocione në fushë, ndërsa të ethshme janë pritshmëritë e dy tifozerive sidomos jashtë stadiumit. Ndeshjet e së shtunën mbyllen me supersfidën, Kroaci-Portugali e cila nis në orën 21.00. Një tjetër duel ku është e vështirë të përcaktohen favoritët. Ballkanasit që zhvilluan një fazë të parë të shkëlqyer sfidojnë luzitanët e Cristiano Ronaldos në stadiumin e Lensit. Një sfidë midis dy shokëve që luajnë te reali I madridit, Modriç I Kroacisë dhe Ronaldo I Portugalisë. Pas 90 minutave lojë do të përcaktohet fituesi I këtij takimi, I cili do të vazhdojë më tej rrugën për në finalet e Euro 2016.