KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Franca kualifikohet për në çerekfinale
Euro 2016: Franca kualifikohet për në çerekfinale

Euro 2016: Franca kualifikohet për në çerekfinale

Ndeshja e katërt e 1/8-ve finale u luajt sot në orën 15:00 në stadiumin Parc Olympique Lyonnais në Lion ndërmjet Francës dhe Irlandës. Franca vuan që në fillim të takimit. Pogba rrëzon në zonë të rreptësisë Long dhe penallti për Irlanden. Në të 2′ Brady shënon dhe 0-1. Skuadra e Deschamps zgjohet nga gjumi. Në të 18′ Griezmann gjuan me kokë por Randolph e bllokon topin. Franca vazhdon të sulmojë pa rezultat. Në të 41′ gjuan Duffy por topi del jashtë.

Francezët hyjnë në pjesën e dytë për të ndryshuar rezultatin dhe për të ndaluar vërshëllimat e tifozëve të pakënaqur. Në të 48′ Koscielny ka një rast të mirë pranë porte por goditja me kokë për në shtyllën e dytë çuditërisht del jashtë. Është Matuidi që në të 55′ bën një gjuajtje nga 30 metra në portë por Randolph është i vemendshëm dhe pret. Në të 58′ Sagna jep një top për Griezmann që gjuan me kokë dhe mund Randolph, 1-1. Në të 61′ është përsëri Griezmann dhe përsëri me kokë kalon francën në avantazh, 2-1. Në të 66′ Irlanda mbetet me 10 lojtarë, duffy merr të kuqe. Gignac gjuan në portë në të 77′ por Randolph pret. Në të 81′ është përsëri Franca me anë të Matuidi, ai gjuan në portë por është përsëri Randolph që thotë jo. Franca fiton dhe shkon në çerekfinale.