KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Franca mund Rumaninë 2-1 në fund të takimit
Euro 2016: Franca mund Rumaninë 2-1 në fund të takimit

Euro 2016: Franca mund Rumaninë 2-1 në fund të takimit

Është një ceremoni e shkurtër 12 minutëshe ajo që hapi shfaqjen e madhe të furbollit europian. “Joie de vivre”, gëzimi për të jetuar: ishte titilli i goditur i ceremonisë së hapjes. Skenografi dhe kostume shumëngjyrëshe ishin zbukurimi për 550 personat që vallëzonin në fushë can-can-in e famshëm francez. David Guetta, dj dhe autor i himnit të Euro 2016, luajti së bashku me 19-vjeçaren suedeze Zara Larsson. Ceremonia i bëri një nderim Francës, zakoneve dhe historisë së saj.

Pas ceremonisë filloi zyrtarisht kampionati i 15 europian i futbollit me ndeshjen Francë – Rumani e vlefshme për Grupin A ku bën pjesë edhe kombëtarja e jonë. Franca vuan shumë në Stade de France në Sën-Deni por arrin të fitojë 2-1 në fund të takimit. Rumunët filluan egër duke rrezikuar portën franceze që në të 4′ me anë të kapitenit Chiricheş. Në minutën e 14′ Griezmann godet me kokë shtyllën e portës rumune.

Në minutën e 52′ gjuan Giroud me të majtën por pret Tătăruşanu. Por goli nuk vonon shumë, në të 57′ është përsëri Giroud, gjuan me kokë dhe e kalon topin në rrjetë. Në minutën e 64′ Evra shkakton një penallti e cila realizohet nga Stancu një minut më vonë. Francezët lodhen për të vënë në vështirësi mbrojtjen rumune. Pogba humb një rasht të mirë për shënim. Në të 89′ vjen goli i dytë për vendasit, Payet gjuan diagonalisht me të majtën dhe topi shkon në trekëndëshin e portës duke mposhtur portjerin Tătăruşanu.

Nesër në orën 15:00 në stadiumin Bollaert-Delelis në Lens kombëtarja e jonë do të ketë përballë Zvicrën, në ndeshjen e dytë për Grupin A.