KRYEFAQJA » LAJME » Bota » EURO 2016, Franca ndalon alkoolin pranë mjediseve ku luhen ndeshjet
paris

EURO 2016, Franca ndalon alkoolin pranë mjediseve ku luhen ndeshjet

Qeveria franceze u ka kërkuar qyteteve ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2016 të ndalojnë alkoolin në zonat pranë mjediseve të ndeshjes, si dhe në zonat e përcaktuara nga tifozët. Kjo kërkesë vjen tre ditë pas përplasjeve mes tifozëve dhe policëve në Marsejë. UEFA po zhvillon hetime pasi tifozët rusë iu vërsulën atyre angleze pas ndjeshjes Angli-Rusi e cila përfundoi me barazimin 1-1. UEFA gjithashtu ka paralajmëruar se do t’i përjashtojë të dyja skuadrat nga kampionati nëse tifozët e tyre kryejnë akte të tjera dhune. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazënov, u shpreh se ka kërkuar marrjen e të gjitha masave të nevojshme për ndalimin e shitjes, konsumit dhe transportit të pijeve alkoolike në zonat e ndjeshme gjatë ditëve të ndjeshjeve ose diten para tyre, si dhe në ditët kur zonat e përcaktuara për tifozet janë të hapura.