KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Franca përmbyt me gola Islandën dhe vozit përpara
Euro 2016: Franca përmbyt me gola Islandën dhe vozit përpara

Euro 2016: Franca përmbyt me gola Islandën dhe vozit përpara

U luajt sot në orën 21:00 në Stade de France në Sen- Deni ndeshja e katërt çerekfinale ndërmjet Francës dhe Islandës. Një Francë e madhe i jep fund ëndrrës së Islandës dhe kualifikohet me një buqetë golash për në gjysmëfinale ku të enjten me 7 kurrik në Marsejë e pret Gjermania.

Nën një shi të dendur, gjelat fitojnë 5-2, duke e prerë biletën për në gjysmëfinale që në pjesën e parë të cilën e mbyllën me rezultatin 4-0. Golat u shënuan nga Giroud në të 12′, Pogba në të 19′, Payet në të 43′ dhe nga Griezmann në të 45′. Mungesat e Rami dhe Kantè nuk u ndjenë në skuadrën e Didier Deschamps. Për skuadrën e Islandës qe të paktën ëndrra e të qënit deri në çerekfinale të cilën e mbyllën duke shënuar dy gola. Sigthórsson shënoi i pari në të 56′ pr tre minuta më vonë në të 59′ erdhi goli i dytë për këtë ndeshje i Griezmann. Islanda shënoi përsëri në fund të takimit me anë të B. Bjarnason në të 84′. Dy golat e shënuar në pjesën e dytë e bënë më pak të hidhur daljen e Islandës nga Euro 2016.