KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Gjermania dhe Polonia nuk e gjejnë rrugën e rrjetës
Euro 2016: Gjermania dhe Polonia nuk e gjejnë rrugën e rrjetës

Euro 2016: Gjermania dhe Polonia nuk e gjejnë rrugën e rrjetës

U luajt sot në orën 21:00 në Stade de France në Sen-Deni ndeshja e katërt për Grupin C ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë. Krosim i Draxler në zonë në të 4′ topi shkon te Götze rrotullohet gjuan por topi përfundon larg portës së mbrojtur nga Fabiański. Është Khedira që në të 12′ nuk e gjen pasqyrën e portës. Müller shërben një top për Kroos në të 16′ por gjuajtja e lojtarit të Realit të Madridit nuk shkon në portë. Në të 21′ shkëmbejnë pasime Milik dhe Lewandowski por Höwedes mbyll shtegjet. Në të 32′ gjuan Draxler me të djathtën por Krychowiak e largon topin me shpinë. Khedira gjuan fluturimthi në të 44′ por topi del jashtë jo larg portës, dridhet mbrojtja polake.

Një rast shumë i mirë për Poloninë në fillim të pjesës së dytë, në të 46′ Grosicki kroson nga kufiri i krahut të djathtë të zonës së reptësisë dhe e çon topin te Milik i cili i lënë vetëm përball portjerit Neuer nuk gjuan mirë me kokë dhe nuk e prek për çudi portën gjermane. Në të 59′ Boateng i mbyll shtigjet dhe nuk lejon që Lewandowski të gjuajë në portë. Kroos godet nga këndi në të 60′ por Hummels nuk e gjen rrugën për në portë. Özil jep një top për Kroos ne të 65′ por ky i fundit e çon topin mbi traun e portës së Neuer. Gjermania kërkon të rrisë xhirot e motorit të vet por polakët kuk lëvizin asnjë centimetër në fazën mbrojtëse. Gjuan Özil në të 69′ por pret Fabiański. Në të 72′ Kroos gjuan me të djathtën nga qëndra por Fabiański pret pa problem. Në të 73′ Mączyński gjuan nga jashtë zone por topi bllokohet nga Hummels i cili e largon. Ne të 78′ Müller gjuan duke mos e patur trupin në barazpeshë dhe topi përfundon jashtë mbi traun e portës polake. Goditje dënimi për polakët në të 85′ nga kufiri i majtë i zonës së rreptësisë gjermane, Grosicki gjuan në drejtim të portës së Neuer por lart. Gjithçka përfundon me rrjeta të paprekura.