KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Gjermania fiton bindshëm me Ukrainën
Euro 2016: Gjermania fiton bindshëm me Ukrainën

Euro 2016: Gjermania fiton bindshëm me Ukrainën

Në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin C, në stadiumin Pierre Mauroy në Lilë, u ndeshën Gjermania dhe Ukraina. Kampionët e botës menjëherë në sulm, gjuan Götze në të 4′ por topi bllokohet. Në të 12′ gjuan Hector por gabon. Gjermania kalon në avantazh në të 19′. Një kros i Toni Kroos, që duken si lojra fjalësh, lëshon një top në zonë i cili shkon drejtpërdrejtë në kokën e mbrojtësit gjerman Mustafi, i lënë gabimisht i lirë nga mbrojtja ukrainase, që e kalon lehtësisht topin në rrjetë. Pritje fantastike e Neuer në të 27′ dërgon topin në goditje këndi, duke ia mohuar golin e barazimit ukrainasve nga ajo gjuajtje shumë e mirë me kokë nga ana e Khacheridi. Dy minuta më vonë Khedira del vetëm për vetëm me portjerin ukrainas Pyatov por nuk e kalibron mirë gjuajtjen. Në të 37′ Ukraina është shumë pranë barazimit, Konoplyanka gjuan me kokë por devijohet në mënyrë jo të saktë nga Boateng që rrezikon një autogol duke e ndalur topin keq, por është ai vetë që e ndreq gabimin duke e larguar rrezikun.

Në fillimin e pjesës së dytë, në të 52′, një sulm i Gjermanisë bën të mundur që Kroos të bëjë një hyrje vdekjeprurëse në qendër por gjuajtja e tij nga afër si fillim pritet dhe dërgohet në shtyllë. Ukrainasit rrezikojnë në të 57′, Rakitskiy gjuan por Neuer bën një pritje të vështirë poshtë. Në të 68′ Draxler merr një top nga Khedira, gjuan me kokë por topi shkon pak mbi traun e portës kundërshtare. Janë përsëri gjermanët në të 75′ që gjuajne me anë të Müller por pret portjeri Pyatov. Në të 82′ Schürrle, i futur në lojë katër minuta më parë, gjuan nga larg dhe topi del jashtë shumë pranë shtyllës. Në të 87′ Pyatov pret një gjuajtje të Özil. Schweinsteiger hyn në lojë në të 90′. Pasi merr një top nga Özil në të 92′, Schweinsteiger shënon golin e dytë për Gjermaninë.