KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Gjermania fiton lehtë me Sllovakinë 3-0
Euro 2016: Gjermania fiton lehtë me Sllovakinë 3-0

Euro 2016: Gjermania fiton lehtë me Sllovakinë 3-0

U luajt sot në orën 18:00 në stadiumin Pierre Mauroy në Lilë ndeshja e pestë e 1/8 finale ndërmjet Gjermanisë dhe Sllovalisë. Gjermanët e fillojnë ndeshjen agresivë, Khedira menjëherë gjuan me kokë duke u bërë i rrezikshëm, topi dërgohet në goditje këndi dhe në aksionin e mëpasëm shënon me anë të Boateng në të 8′ me një gjuajtje jashtë zone. Në të 13′ Gomez shtyhet në zonë nga Skrtel, penallti, gjuan Özil por pret Kozáčik. Në të 26′ Özil jep një top për Müller por gjuajtja bllokohet nga Kozáčik. Sllovakia kërkon të reagojë, në të 41′ gjuan në portën gjermane Kucka por pret Neuer. Në të 43′ vjen goli i dytë për gjermanët, Draxler jep një top në zonën e portës për Gomez i cili duke qënë i pozicionuar mirë shënon.

Në të 49′ gjuan fort Kucka pak jashtë zonës së rreptësisë por nuk ka asnjë problem për Neuer. Në të 63′ Draxler, lojtari më i mirë në fushë, me një gjysmë roveshatë e fut topin në rrjetë, 3-0. Minutat ecin po nuk ndodh asgjë për t’u përmendur. Gjermania bën një shëtitje me Sllovakinë dhe e sheh veten në çerekfinale. Ndeshjen e radhës kampionja e botës në fuqi do ta luajë të shtunën me 2 korrik në Bordo kundër fitueses së takimit Itali – Spanjë.