KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016: Gjithçka në dy ndeshje
Euro 2016: Gjithçka në dy ndeshje

Euro 2016: Gjithçka në dy ndeshje

Austria, Republika Çeke, Anglia dhe Islanda janë tashmë skuadrat që kanë prerë biletën për në Francë, por janë akoma 15 vende bosh per kualifikim të drejtpërdrejtë dhe katër vende për tetë skuadrat e vendeve të treta që në nëntor do të përballen në play-off.

Nëntë fitueset e grupeve, nëntë vendet e dyta dhe më e mira e vendeve të treta (që merr pikë më shumë ndaj vendit të parë, të dytë, të katërt dhe të pestë në grupin e vet) qualifikohen për në Euro 2016. Tetë skuadrat e tjera të vendeve të treta do të përballen në play-off në nëntor, vajtja me 12, 13 dhe 14 dhe kthimi me 15, 16, dhe 17. Fitueset e katër garave të fundit shkojnë në Francë (vendi organizator) duke mbyllur kështu tabelën e vendeve të kualifikuara në Euro 2016.

Shorti për fazën finale të Euro 2016 di të hidhet në Pallatin e Kongreseve të Parisit me 12 dhjetor 2015, ku 24 skuadrat e kualifikuara do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër skuadra.

Tani le të shohim një pasqyrë të plotë se çfarë do të ndodhë nga e enjtja me 8 tetor deri të martën me 13 tetor në dy ndeshjet e fundit të nëntë grupeve.

Grupi A

Dy të parat janë: Islanda (e kualifikuar) dhe Republika Çeke (e kualifikuar).

E treta: Turqia.

Garon akoma për kualifikim: Holanda.

Me 10 tetor: Islandë – Letoni (18:00), Kazakistan-Holandë (18:00), Republika Çeke-Turqi (20:45).
Me 13 tetor: Letoni-Kazakistan, Holandë-Republika Çeke, Turqi-Islandë (të gjitha në 20:45).

Islanda dhe Republika Çeke, që të dyja me 19 pikë, janë tashmë të kualifikuara. Takimet që kan pasur me njëra tjetrën kanë përfunduar 2-1 në favor të skuadrës që luante në shtëpi, por Islanda ndodhet në vendin e parë falë golavarazhit.
Turqia është dy pikë para Holandës dhe është në avantazh në ndeshjet e drejtpërdrejta. Në rast se Holanda humb në Kazakistan dhe Turqia merr një barazim në Republikën Çeke, atëherë Holanda do të ngelej jashtë fazës finale të europianit për herë të parë që nga viti 1984.

Grupi B

Dy të parat janë: Uellsi dhe Belgjika.

E treta: Izraeli.

Garojnë akoma për kualifikim: Bosnja dhe Qipro.

Me 10 tetor: Andorë-Belgjikë, Bosnje-Uells dhe Izrael-Qipro (të gjitha në 20:45).
Me 13 tetor: Belgjikë-Izrael, Qipro-Bosnje dhe Uells-Andorë (të gjitha në 20:45).

 Uellsi është i sigurtë për kualifikim në play-off dhe i mjafton vetëm një pikë për t’u kualifikuar në Euro 2016 për herë të parë.
Belgjika është pas Uellsit një pikë larg por katër pikë para Izraelit. Pra belgët mund të kualifikohen në rast se fitojnë me Andorën. Edhe sikur të humbë me Andorën, i mjafton një pikë kundër Izraelit. Sikurse Uellsi edhe Belgjika është e sigurtë që të marrë pjesë në play-off.
Izraeli është dy pikë para Bosnjës dhe katër para Qipros. Bosnjës i duhet patjetër një fitore ndaj Uellsit për të mbetur në garë për vendin e tretë. Edhe Qipros i duhet një fitore me Izraelin për të mbetur në garë për vendin e tretë.

Grupi C

Dy të parat janë: Spanja dhe Sllovakia.

E treta: Ukraina.

Me 9 tetor: Maqedoni-Ukrainë, Sllovaki-Biellorusi dhe Spanjë-Luksemburg (të gjitha në 20:45).
Me 12 tetor: Biellorusi-Maqedoni, Luksemburg-Sllovaki dhe Ukrainë-Spanjë (të gjitha në 20:45).

Spanja ka dy pikë avantazh nga Sllovakia, ndërsa Ukraina është tre pikë larg vendit të dytë. Tre të parat janë të paarritshme nga tre të tjerat.
Spanja dhe Sllovakia kualifikohen nëse marrin tre pikë në dy ndeshje, gjë që i bën pothuajse të kualifikuara drejtpërdrejt.

Grupi D

Dy të parat janë: Gjermania dhe Polonia.

E treta: Irlanda.

Garon akoma për kualifikim: Skocia.

Me 8 tetor: Gjeorgji-Gjibraltar (18:00), Irlandë-Gjermani dhe Skoci-Poloni (20:45).
Me 11 tetor: Gjermani-Gjeorgji, Gjibraltar-Skoci dhe Poloni-Irlandë (të gjitha në 20:45).

Gjermania ka dy pikë më shumë se Polonia e cila ka dy pikë më shumë se Irlanda. Gjermania është pothuajse e kualifikuar pasi i duhen vetëm tre pikë në dy ndeshje. Skocia është në vendin e katërt dhe është katër pikë larg vendit të tretë.
Polonia mud të kualifikohet nëse fiton në Skoci dhe nese Irlanda nuk arrin të fitojë ndaj Gjermanisë.
Skocisë i duhet të marrë gjashtë pikë, të shpresojë që Irlanda dhe Polonia të mos arrijnë të shkojnë në 18 pikë, për të arritur në play-off.

Grupi E

Dy të parat janë: Anglia (e kualifikuar) dhe Zvicra.

E treta: Sllovenia.

Garojnë akoma për kualifikim: Estonia dhe Lituania.

Me 9 tetor: Angli-Estoni, Slloveni-Lituani dhe Zvicër-San Marino (të gjitha në 20:45).
Me 12 tetor: Estoni-Zvicër, Lituani-Angli dhe San Marino-Slloveni (të gjitha në 20:45).

Anglia e ka siguruar vendin e parë pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet.
Zvicra është tre pikë para Sllovenisë por kjo e fundit është më mirë në përballjet e drejtpërdrejta. Estonia është e katërta, dy pikë më pak se Sllovenia por një pikë më shumë se Lituania.
Zvicrës i duhen edhe katër pikë për t’u kualifikuar nëse Sllovenia fiton me Lituaninë. Estonia duke qënë shumë larg kualifikimit të drejtpërdrejtë kërkon të arrijë në play-off por ka përpara një rrugë malore.
Lituania ka shumë pak mundësi për të arritur në play-off.

Grupi F

Dy të parat janë: Irlanda e Veriut dhe Rumania.

E treta: Hungaria.

Garon akoma për kualifikim: Finlanda.

Me 8 tetor: Hungari-Ishujt Faroe, Irlandë e Veriut-Greqi dhe Rumani-Finlandë (të gjitha në 20:45).
Me 11 tetor: Ishujt Faroe-Rumani, Finlandë-Irlandë e Veriut dhe Greqi-Hungari (të gjitha në 18:00).

Irlanda e Veriut është një pikë para Rumanisë e cila është tre pikë para Hungarisë.
Irlanda e Veriut mund të kualifikohet për herë të parë në një europian nëse fiton tre pikë në dy ndeshjet e mbetura. Hungaria mund të kualifikohet për në Francë vetëm nëse e mbyll grupin me pikë të barabarta me Rumaninë pasi ka avantazhin e ndeshjeve të drejtpërdrejta.
Finlanda i ka mundësitë shumë të vogla për të shkuar në play-off pasi si me Hungarinë ashtu edhe me Rumaninë është në disavantazh në takimet e drejtpërdrejta.

Grupi G

Dy të parat janë: Austria (e kualifikuar) dhe Rusia.

E treta: Suedia.

Garon akoma për kualifikim: Mali i Zi.

Me 9 tetor: Lihtenshtajn-Suedi, Moldavi-Rusi dhe Mal i Zi-Austri (të gjitha në 20:45).
Me 12 tetor: Austri-Lihtenshtajn, Rusi-Mal i Zi dhe Suedi-Moldavi (të gjitha në 20:45).

Austria është tashmë e kualifikuar si e para e grupit.
Rusia është e dyta dhe ka dy pikë më shumë se Suedia e cila ka një pikë më shumë se Mali i Zi.
Mbijetesën e ka shumë më të vështirë Mali i Zi. Rusia është në një gjendje më të favorshme për kualifikim, kjo vjen pasi asaj i mjaftojnë katër pikë në dy ndeshje sepse në takimet e drejtpërdrejta me Suedinë kryeson Rusia.

Grupi H

Dy të parat janë: Italia dhe Norvegjia.

E treta: Kroacia.

Garon akoma për kualifikim: Bullgaria.

Me 10 tetor: Azerbajxhan-Itali, Norvegji-Maltë (18:00) dhe Kroaci-Bullgari (20:45).
Me 13 tetor: Bullgari-Azerbajxhan, Itali-Norvegji dhe Maltë-Kroaci (të gjitha në 20:45).

Italia e vendit të parë është dy pikë larg Norvegjisë e cila është dy pikë larg Kroacisë. Një fitore në dy ndeshje i dhuron Italisë biletën për në Francë.
Norvegjia mund të kualifikohet per ne Euro 2016 nëse fiton me Maltën dhe nëse Kroacia nuk arrin t’i marrë më shumë se një pikë Bullgarisë.
Rruga e Bullgarisë për në play-off është e barabartë me atë për t’iu ngjitur Everestit.

Grupi I

Dy të parat janë: Portugalia dhe Danimarka.

E treta: Shqipëria.

Me 8 tetor: Shqipëri-Serbi dhe Portugali-Danimarkë (të gjitha në 20:45).
Me 11 tetor: Armeni-Shqipëri dhe Serbi-Portugali (të gjitha në 18:00).

Në grupin e vetëm me pesë skuadra, Portugalia ka tre pikë më shumë se Danimarka e cila ka një pikë më shumë se Shqipëria. Danimarka ka një ndeshje më shumë se Portugalia dhe Shqipëria.
Portugalisë i mjafton vetëm një barazim me Danimarkën për t’u kualifikuar për në Euro 2016.
Në takimet e drejtpërdrejta Danimarka është në avantazh ndaj Shqipërisë. Nëse Danimarka nuk fiton në Portugali, Shqipërisë i mjaftojnë tre pikë në dy ndeshjet e mbetura për të prerë biletën për në Francë. Në rastin e kundërt Shqipërisë i duhet që t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura në grup për të shkuar në Euro 2016. Nëse Danimarka humbet në Portugali, Shqipërisë i mjaftojnë edhe dy barazime për të shkuar në europian.
Në rast se Shqipëria kualifikohet, do të jetë hera e parë që merr pjesë në finalet e një europiani në historinë e saj.