KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Goli i zviceranit Shaqiri, një perlë e vërtetë
Euro 2016: Goli i zviceranit Shaqiri, një perlë e vërtetë

Euro 2016: Goli i zviceranit Shaqiri, një perlë e vërtetë

Vëzhguesit teknikë të UEFA-s kanë zgjedhur 10 golat më të bukur të Euro 2016: një lojtar ka dy gola në këtë listë, ndërsa në vendin e parë ndodhet një perlë e vërtetë.

Ja 10 golat më të bukur të Euro 2016
01. Xherdan Shaqiri (Zvicër-Poloni, 1/8 finale)
02. Hal Robson-Kanu (Uells-Belgjikë, 1/4 finale)
03. Dimitri Payet (Francë-Rumani, faza e grupeve)
04. Marek Hamšík (Sllovaki-Rusi, faza e grupeve)
05. Cristiano Ronaldo (Portugali-Hungari, faza e grupeve)
06. Éder (Portugali-Francë, finale)
07. Antoine Griezmann (Francë-Islandë, 1/4 finale)
08. Cristiano Ronaldo (Portugali-Uells, gjysmëfinale)
09. Eden Hazard (Belgjikë-Hungari, 1/8 finale)
10. Romelu Lukaku (Belgjikë-Irlandë, faza e grupeve)

Golat janë zgjedhur nga një juri e përbërë nga 13 vëzhgues dhe e drejtuar nga funksionari teknik i UEFA-s Ioan Lupescu. Anëtarët e tjerë ishin Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Savo Milošević, Peter Rudbæk, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-François Domergue, Ginés Meléndez e Jean-Paul Brigger.

Pas kësaj përzgjedhjeje Lupescu dha një deklaratë. “Një nga golat më të bukur të votuar nga sportdashësit qe ai i hungarezit Zoltán Gera kundër Portugalisë dhe është e thjeshtë të kuptohet përse: ka qënë një gjuajtje shumë e bukur por që për pak e gjë nuk arriti të futet në 10 golat më të bukur. U nisëm nga një listë prej 26 kandidatësh, përfshirë dhe Gera. Kërkonim gola të jashtëzakonshëm, të lindur nga një aftësi e madhe ose nga një aksion i skuadrës. Kemi marrë parasysh shumë faktorë, si vështirësia në shënim dhe rëndësia por kemi lënë ato gola të shënuar me fat apo ato që janë devijuar. Vëzhguesit kanë pëlqyer golin akrobatik të zviceranit Xherdan Shaqiri, por edhe pastërtinë me të cilën ka prekur topin. Ka qënë një gol shumë i bukur, një nga çastet më emocionuese të Euro 2016”.

Vëzhguesit teknikë e kanë marrë vendimin e tyre në bazë të disa kritereve, të përcaktuara para europianit. Në çdo ndeshje kanë qënë të pranishëm dy vëzhgues, që do të bashkëpunojnë për të bërë një përshkrim teknik të Euro 2016 që do të bëhet publik në shtator në faqen ëeb UEFA.com.