KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Goli më i bukur është ai i hungarezit Zoltán Gera
Euro 2016: Goli më i bukur është ai i hungarezit Zoltán Gera

Euro 2016: Goli më i bukur është ai i hungarezit Zoltán Gera

Golin më të bukur në Euro 2016 sipas votuesve, që morën pjesë në një sondazh të UEFA-s, e ka shënuar hungarezi Zoltán Gera kundër Portugalisë e cila u shpall me 10 korrik kampione e Europës duke mundur në finale Francën vendase. Mesfushori i Ferenvaroshit, 37 vjeç i cili luan sot kundër Partizanit për turin e dytë të Ligës së Kampioneve, ka marrë 32% të votave duke mundur sulmuesin portugez të Realit të Madridit, Cristano Ronaldo, që shënoi me kokë kundër Uellsit në gjysmëfinale. Ronaldo mori 24% të votave.

Në vendin e tretë doli zvicerani Xherdan Shaqiri. Talenti i Stoke Sitit që realizoi një gol të mrekullueshëm me roveshatë kundër Polonisë në 1/8 finale, por që nuk i mjaftoi Zvicrës për t’u kualifikuar pasi u eliminua me penallti, mori 23% të votave. Portugezi Éder i cili mposhti Francën në finale doli në vendin e katërt duke marrë pëlqimin e 16% të votuesve. Goli i sulmuesit të Uellsit Hal Robson-Kanu, në çerekfinale kundër Belgjikës, ka marrë vetëm 5% të votave.