KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Euro 2016: Hidhet një aplikim për alarm terrorizmi
Euro 2016: Hidhet një aplikim për alarm terrorizmi

Euro 2016: Hidhet një aplikim për alarm terrorizmi

Me rastin e Euro 2016, qeveria franceze ka hedhur sot një aplikacion special me të cilin kushdo që ka një smartphone mund të jetë i lajmëruar në kohë reale për një “krizë të madhe” ose një kërcënim të mundshëm terrorist. Aplikimi, njoftoi Ministria e Brendshme, i shtohet mënyrave të zakonshme si sirenë alarmi ose si njoftimet e forcave të rendit, që prej kohësh transmetohen edhe në Twitter. Për të marrë të rejat rreth terrorizmit, çdo përdorues duhet të pranojë të jetë i gjendshëm gjeografikisht me anë të GPS-it.

Përveç sinjaleve të alarmit, aplikimi liston një seri përbërësish që mund të hyjnë në punë sipas rrezikut. Pastaj qeveria i kërkon çdo përdoruesi që të bëhet “ambasador” dhe të tejçojë mesazhet te miqtë, të njohurit dhe në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve franceze, kush është në zona rreziku do të mundet që në këtë mënyrë të mësojë për alarmin brenda 15 minutave. Përveç kësaj sigurohet që aplikacioni garanton privatësinë e përdoruesve.