KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Hodgson dhe Rooney, thirrje tifozëve për qetësi
Euro 2016: Hodgson dhe Rooney, thirrje tifozëve për qetësi

Euro 2016: Hodgson dhe Rooney, thirrje tifozëve për qetësi

Trajneri i Anglisë Roy Hodgson dhe kapiteni Wayne Rooney u kanë bërë thirrje tifozëve anglezë që “të rrinë larg nga incidenteve” pas paralajmërimit të UEFA-s që nëse përsëriten të tilla si në Marsejë, kombëtaret angleze dhe ruse do të përjashtohen nga europiani.

“Kemi punuar fort për të arritur këtu, tha Hodgson që përgatit ndeshjen kundër Uellsit, dhe duam të rrimë”. Hodgson dhe Rooney kanë regjistruar një mesazh, të shpërndarë nga Federata Angleze e Futbollit, me anë të cilës u kërkojnë tifozëve të tyre që të bëjnë ç’është e mundur për të shmangur dhunën që shënoi ndeshjen me Rusinë.

“Jam shumë i merakosur, shton Hodgson, për kërcënimin që kemi mbi kokë”. Rooney këshillon tifozët që të mos udhëtojnë për në Francë nëse nuk janë të pajisur me biletë. “Ju lutem, nëse nuk keni biletë, mos hajdeni këtu. Kini kujdes, bëhuni të arsyeshëm dhe vazhdoni të na përkrahni me mbështetjen tuaj”.