KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Hollande, ekziston kërcënimi kundër sigurisë
Euro 2016: Hollande, ekziston kërcënimi kundër sigurisë

Euro 2016: Hollande, ekziston kërcënimi kundër sigurisë

“Kërcënimi kundër sigurisë së Euro 2016 ekziston dhe vlen për një periudhë që do të jetë e gjatë”. Këtë e tha presidenti francez, François Hollande për France Inter, i cili shtoi: “Duhet të marrim të gjitha masat që kampionati Euro 2016 të shkojë mirë”. Këto fjalë presidenti i tha para se të nisej për në Klerfonten ku do të takojë kombëtaren franceze.

Duke sjellë në mendje që kishte vendosur pak ditë pas atentateve të 13 nëntorit që të mos e pezullonte Konferencën e OKB-së për Mjedisin në Paris, presidenti Hollande ka nënvizuar në të njëjtën mënyrë që jo vetëm ta pohojë mbajtjen e europianit por edhe t’i mbajë zonat e përcaktuara për ekranet e mëdha për sportdashësit, por edhe të bëjë që të jetë një festë europiane, popullore dhe sportive.