KRYEFAQJA » LAJME » Bota » EURO 2016, humb jetën tifozi i Irlandës së Veriut
irlanda e veriut

EURO 2016, humb jetën tifozi i Irlandës së Veriut

Tre ditë pas nisjes së Kampionatit Evropian të Futbollit, është shënuar edhe tragjedia e parë. Një tifoz ka humbur jetën. I riu 26-vjeçar, tifoz i Irlandës së Veriut u rrëzua nga një lartësi pasi ishte i dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi në Nice përpara ndeshjes mes Irlandës së Veriut dhe Polonisë, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 1 me 0. Tifozi i Irlandës ishte duke pirë alkool me miqtë e tij, kur humbi kontrollin dhe u rrëzua nga 20 metra lartësi. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.