KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Hungaria mund Austrinë 2-0
Euro 2016: Hungaria mund Austrinë 2-0

Euro 2016: Hungaria mund Austrinë 2-0

Në ndeshjen e parë për Grupin F që u luajt sot në stadiumin Matmut Atlantique të Bordosë përballë njëra-tjetrës u vunë Austria dhe Hungaria. Që në të 1′ austriakët rrezikojnë portën hungareze, Alaba gotet shtyllën. Është përsëri Alaba në të 10′ që rezikon portën e Hungarisë, Arnautović jep një top për të i cili gjuan me të majtën por pret Király. Në të 16′ është Hungaria me anë të Szalai që rrezikon por topi bie në trupin Dragović që largon rrezikun. Përsëri janë Hungarezët në të 23′, Gera gjuan nga larg por Almer pret pa problem. Në të 32′ Alaba gjuan një goditje dënimi nga 35 metra me të majtën por topi bllokohet nga muri. Junuzović në të 35′ gjuan pas një rrotullimi por pret portjeri hungarez. Në të 43′ është kapiteni hungarez Dzsudzsák që gjuan bernda zonës por topi del jashtë pranë shtyllës së dytë.

Pjesën e dytë e fillojnë në sulm hungarezët, në të 46′ gjuan Fiola me të djathtën por pret Almer. Në të 55′ është përsëri Dzsudzsák që lëshon një top me të majtën drejt trekëndëshit të portës dhe Almer arrin ta grushtojë. Në të 62′ shkëmbim pasimesh ndërmjet Kleinheisler dhe Szalai. Ky i fundit shfrytëzon një gabim të mbrojtësit Fuchs, del përballë Almer dhe me të jashtmen e këmbës së djathtë shënon. Hungaria në avantazh. Edhe në tq 71′ janë përsëri hungarezët që me anë të Németh gjuajnë në portë por pa rezultat. Në të 84′ një gjuajtje e Alaba devijohet ne goditje këndi. Hungarezët sulmojnë përsëri në të 87′, Priskin lëson një top për Stieber që del vetëm për vetëm me Almer dhe e mposht, 2-0 për Hungarinë.