KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Irlanda e Veriut mund Ukrainën 2-0
Euro 2016: Irlanda e Veriut mund Ukrainën 2-0

Euro 2016: Irlanda e Veriut mund Ukrainën 2-0

U luajt sot në orën 18:00 në stadiumin Parc Olympique Lyonnais në Lion ndeshja e tretë për Grupin C ndërmjet Ukrainës dhe Irlandës së Veriut. Në fillim të takimit edhe Irlanda e Veriut, në të 4′, edhe Ukraina në të 9′ gjuajtën në portë por pa rezultat. Në të 16′ gjuan Sydorchuk nga 30 metra por topi i mesfushorit të Dinamos së Kievit shkon mbi traun e portës kundërshtare. Në të 24′ Rakitskiy gjuan nga larg por topi rroket nga portjeri McGovern. Irlanda e Veriut rrezikon në të 34′ me anë të Cathcart por topi i tij shkon mbi traun e portës së Pyatov. Në të 38′ gjuan McAuley por topi nuk e gjen pasqyrën e portës ukrainase. S. Davis gjuan në portë në të 42′ por Pyatov largon rrezikun.

Që në fillimin e pjesës së dytë, ne të 49′ McAuley kalon Irlandën e Veriut në avantazh me një goditje me kokë nga zona e portës. Përgjigje e menjëherëshme e Ukrainës, korosim për Seleznyov në të 51′ i cili gjuan me kokë dhe McGovern e bën topin të tijin pas dy ndërhyrjeve. Në të 58′ ndeshja ndërpritet për shkak të breshërit i cili nik vonon shumë për të pushuar dhe dy skuadrat futen në fushë. Kovalenko gjuan në të 76′ por topi del jashtë, ukrainasit duket se kanë ngelur pa energji. Në të 84′ Zinchenko merr një top nga Konoplyanka gjuan me kokë por McGovern pret. Është përsëri Ukraina me anë të Yarmolenko që në të 89′ gjuan nga 20 metra dhe e detyron McGovern të shtrihet për të prekur topin dhe ta adresojë te flamuri i këndit. Në të 96′ vjen goli i dytë i Irlandës së Veriut, Dallas gjuan me të djathtën pranë kufirit ballor të zonës së rreptësisë por Pyatov grushton, topi shkon te McGinn i cili shumë pranë portës e dërgon në rrjetë.