KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Irlanda i fal barazimin Suedisë me anë të Clark
Euro 2016: Irlanda i fal barazimin Suedisë me anë të Clark

Euro 2016: Irlanda i fal barazimin Suedisë me anë të Clark

Në Stade de France në Sen-Deni u luajt sot në orën 18:00 ndeshja e parë e vlefshme për Grupin E ndërmjet Irlandës dhe Suedisë. Në të 9′ Hendrick vë në punë Isaksson i cili e pret topin duke e dërguar në goditje këndi. Ka një rast të mirë Irlanda për të kaluar në përpara në të 17′, Clark merr një top nga Brady nga goditja e këndit, godet topi shkon tek O’Shea që nuk mundet ta shtyjë në rrjetë nga dy hapa larg portës. Në të 21′ Ibrahimović gjuan një top nga 25 metra rrafsh me tokë por bllokohet nga muri. Rast i mirë për Irlandën, Hendrick ne të 32′ gjuan me të djathtën topi e kalon portjerin Isaksson dhe godet traun e portës. Në të 39′ Ibrahimović provon të gjuajë nga larg pa mundur ta dërgojë topin në pasqyrën e portës irlandeze.

Pjesa e dytë fillon nën shenjën e Irlandës. Një aksion personal i Coleman nga e djathta në të 48′, një krosim i përsosur drejt Hoolahan që e adreson topin drejt shtyllës më të largët ku Isaksson nuk mund të arrijë dhe 1-0. Në të 51′ është Ibrahimović që godet me kokë pasi ka marrë një top nga goditja e këndit e Källström por mbrojtja irlandeze e largon rrezikun. Një minut më edhe gjuajtja e Forsberg bllokohet nga irlandezët. Përsëri Ibrahimović në të 60′ nuk e gjen rrugën e rrjetës pas një krosimi të Olsen. Një kombinim i mrekullueshëm Guidetti-Ibrahimović ku i pari i jep një top me thembër kapitenit të tij. Zlatan nis një top në të 71′ në drejtim të portës për Källström, Clark kërkon ta largojë topin me kokë por e fut brenda portës së vët, 1-1. Në të 73′ Hendrick gjuan me të djathtën por topi përfundon larg pasqyrës së portës suedeze.