KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Islanda hyn në histori, eliminon Anglinë e futbollit
Euro 2016: Islanda hyn në histori, eliminon Anglinë e futbollit

Euro 2016: Islanda hyn në histori, eliminon Anglinë e futbollit

U luajt sot në orën 21:00 në stadiumin Allianz Riviera në Nicë ndeshja e tetë e 1/8 finale ndërmjet Anglisë dhe Islandës. Ndeshja filloi tmerrësisht e vrullshme. Sturridge jep një top për Sterling i cili rrëzohet në zonë nga Halldórsson dhe penallti. Në të 4′ Rooney gjuan në këndin e poshtëm djathtas të portjerit islandez dhe Anglia e sheh veten në avantazh. Rivënie anësore e topit në lojë nga islandezët në të 6′ nga A. Gunnarsson, topi devijohet me kokë nga Árnason për te R. Sigurdsson që del pas krahëve të mbrojtjes angleze dhe fut topin në portën e Hart, 1-1. Në të 18′ Islanda kalon në avantazh, Bödvarsson merr një pasim nga Sigthórsson dhe lëshon një top rrafsh me tokë të cilin Hart për pak nuk arrin ta prekë dhe përfundon në rrjetë.

Ndeshja zhgënjyesë e Anglisë që duket sikur fle vazhdo po e njëjta edhe në pjesën e dytë. Hodgson i provon të gjitha mundësitë për të ringjllur lojën angleze. Fut në fushë Vardy, Wilshere dhe Rashford por është e kotë. Anglezët rrezikojnë disa herë që të hanë edhe golin e tretë. Anglia sipas historisë së futbollit është vendi ku lindi ky sport kaq popullor por këtë herë është Islanda që bëhet pjesë e historisë së futbollit. Trajneri anglez Roy Hodgson jep dorëheqjen. Islanda, pjesëmarrëse për herë të parë në një kampionat europian arrin të shkojë në çerekfinale. Tani tabela e çerekfinaleve është e plotë, me 30 qershor Poloni – Portugali, me 1 korrik Uells – Belgjikë, me 2 korrik Gjermani – Itali dhe me 3 korrik Franvë – Islandë.