KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Islanda i fal pa dashje barazimin Hungarisë
Euro 2016: Islanda i fal pa dashje barazimin Hungarisë

Euro 2016: Islanda i fal pa dashje barazimin Hungarisë

U luajt sot në orën 18:00 në stadiumin Velodrome në Marsejë ndeshja e tretë e vlefshme për Grupin F ndërmjet Islandës dhe Hungarisë. Në të 9′ Bödvarsson gjuan në drejtim të portës hungareze por topi shkon shumë lart. Dzsudzsák jep një top për Priskin në të 14′ por ky i fundit gjuan keq. Dzsudzsák kërkon të hyjë në qendër në të 17′, gjuan por topi largohet nga A. Gunnarsson. Vazhdon sulmi hungarez, në të 34′ Kleinheisler merr një top nga goditja e këndit gjuan por nuk e gjen rrugën e rrjetës. Portjeri hungarez Király gabon daljen gjatë goditjes nga këndi të Gudmundsson, topi i ikën dhe Kádár ndërhyn keq dhe penallti në të 40′. Gjuan nga pika e bardhë G. Sigurdsson dhe shënon, 1-0 për Islandën.

Në të 50′ hungarezi Kleinheisler gjuan me të majtën por nuk i hap probleme portjerit islandez Halldórsson. Bödvarsson në të 57′ kërkon të gjuajë në portë por topi shkon shumë lart. Në të 66′ nga një goditje dënimi qendrore për Hungarinë, Dzsudzsák godet me të majtën por gjen përgjigjen e Halldórsson në dy kohë. Është përsëri Hungaria në të 72′, Kleinheisler shërben një top për Böde i cili gjuan rrafsh me tokë drejt shtyllës më të largët por Halldórsson e bllokon topin me lehtësi. Në të 76′ Dzsudzsák kërkon të lëshojë një top drejt nga goditja e dënimit, gjuajtja me të majtën pritet nga Halldórsson. Në të 88′ A. Nagy jep një top në zonë për Nikolić i cili e hedh në qendër për Szalai, por B. Sævarsson e paraprin duke e futur gabimisht topin në portën e vet, 1-1. Në të 95′ Islanda është një hap larg golit të dytë, gjatë aksionit të fundit goditja e dënimit e G. Sigurdsson bllokohet nga muri, Gudjohnsen gjuan menjëherë pas shtyerjes së Guzmics por topi del jashtë dhe kështu shpëton porta e Király.