KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Islanda ngrin Portugalinë me një barazim
Euro 2016: Islanda ngrin Portugalinë me me një barazim

Euro 2016: Islanda ngrin Portugalinë me një barazim

U luajt sot në stadiumin Geoffroy Guichard në Sent-Etien ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin F ndërmjet Portugalisë dhe Islandës. Që në të 5′ kërcënon Portugalia, Nani gjuan me kokë por portjeri islandez Halldórsson pret pa problem. Në të 25′ provon Ronaldo, del vetem për vetëm me portjerin por është ky i fundit që e bllokon duke dalë me shpejtësi. Portugalia kalon në avantazh në të 31′, Nani gjuan me të djathtën dhe shënon, 1-0. Në fundin e pjesës së parë për dy herë me radhë João Moutinho i afrohet portës por pa rezultat.

Në pjesën e dytë provon Ronaldo në të 47′, gjuan nga larg por topi del jashtë shumë pranë shtyllës. Në të 50′ vjen barazimi islandez, Gudmundsson i vetëm në të djathtën lëson një top për B. Bjarnason që i vetëm në zonë gjuan me të brendshmen dhe mposht Rui Patrício, 1-1. Në të 58′ Ronaldo kërkon të gjuajë por bllokohet nga mbrojtja islandeze. Në të 61′ provon Raphael Guerreiro nga zona e portës por topi bllokohet nga Halldórsson. Në të 71′ Nani hum një rast të mirë për portugezët. Portugalia i afrohet golit në të 78′, Quaresma i sapofutur në lojë gjuan por Halldórsson e dërgon topin në goditje këndi. Në të 85′ është përsëri Ronaldo gjuan me kokë por është përsëri Halldórsson që me dorë të hapur i thotë jo lojtarit të Realit të Madridit. Në të 86′ rrezikon Islanda, Finnbogason merr një top nga shokët në zonë të reptësisë, gjuan por Rui Patrício mbyll portë dhe shpëron rezultatin. Në fund të ndeshjes gjuan Ronaldo por topi bllokohet nga muri.