KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Italia fiton dhe kualifikohet për në 1/8
Euro 2016: Italia fiton dhe kualifikohet për në 1/8

Euro 2016: Italia fiton dhe kualifikohet për në 1/8

U luajt sot në orën 15:00 në stadiumin Municipal të Tuluzës ndeshja e tretë e vlefshme për Grupin E ndërmjet Italisë dhe Suedisë. Në të 10′ Florenzi gjuan në suedeze, por pret Isaksson. Italia sulmon përsëri, në të 19′ është Éder që kërcënon portën, por mbrojtja suedeze e largon rrezikun. Gjuan Ibrahimović në të 28,’ por nuk e dërgon dot topin në portë. Guidetti gjuan në mënyrë të pasaktë në të 40′, por topi shkon larg portës së Buffon.

Pjesa e dytë ka më shumë lëvizje. Pellè gjuan në të 49′ por topi shkoi mbi traun e portës suedeze. Në të 72′ rast i mirë për suedezët, një top i gjatë shon te Ibrahimoviç, por ai zihet në pozicion jashtë loje. Në të 76′ Candreva bllokohet nga mbrojtja suedeze. Sulmojnë suedezët në të 80′, por Durmaz nuk e gjen portën e Buffon. Në të 82′ gjuan Parolo, por topi prek traversën e portës së Isaksson. Rivënie anësore e topit në lojë nga Chiellini në të 88′, Zaza lëshon një top me kokë për Éder i cili kalon me shpejtësi Granqvist hyn në zonën suedeze dhe mund Isaksson, 1-0. Candreva gjuan në portë në të 90′, por Isaksson e dërgon topin në goditje këndi. Italia fiton.