KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Italia mposht kampionët e europës në fuqi
Euro 2016: Italia mposht kampionët e europës në fuqi

Euro 2016: Italia mposht kampionët e europës në fuqi

U luajt sot në orën 18:00 në Stade de France në Sen-Deni ndeshja e shtatë e 1/8 finale ndërmjet Italisë dhe Spanjës. Ndeshja fillon me ritme të shpejta për Italinë. Në të 8′ Pellè gjuan me kokë por është De Gea që shpëton portën spanjole. Në të 20′ është Spanja që rrezikon me anë të Fàbregas por mbrijtja e kaltër është e vemendshme. Një rast i mirë për Italinë në të 25′, gjuan Parolo me kokë por topi del jashtë pranë shtyllës së dytë. Në të 28′ gjuan Iniesta në portën italiane por pret Buffon. Goditje dënimi për Italinë në të 33′, Éder gjuan në shtyllë por De Gea nuk e kap, topi shkon te Giaccherini gjuan por devijon De Gea por Chiellini nga dy hapa nga porta nuk gabon, 1-0. Italia pranë golit të dytë në të 45′, Giaccherini gjuan me të djathtën drejt shtyllës së dytë por De Gea e prek me majat e gishtave dhe shpëton portën.

Edhe pjesa e dyte fillon me një rast të mirë për Italinë, në të 46′ gjuan De Sciglio por mbrojtja spanjole largon rrezikun. Në të 50′ rast i mirë për Spanjën, Morata gjuan me kokë përballë Buffon në zonën e portës por nuk koordinohet mirë dhe topi shkon në duart e portjerit. Në dyminutat e mëpasëm spanjolët kanë dy raste por mbrijtja e kaltër është e vemendëshme. Në të 55′ vjen një rast i artë për Italinë, Éder merr një top fantastik me themër nga Pellè, del përballë portjerit De Gea por hipnotizohet nga ai. Në të 60′ Morata gjuan fort nga larg por jashtë. Italia i afrohet golit të dytë në të 61′. Në të 70′ është Aduriz që rrezikon portën italiane opr topi përfundon jashtë pranë shtyllës së Buffon. Në të 71′ është përsëri Spanja rrezikon me anë të Sergio Ramos që me kokë nuk arrin të shënojë. Minuta të mira për Spanjën, në të 77′ Piqué gjuan jashtë zonës së rreptësisë por Buffon pret me një hedhje nga e djathta. Italia rrezikon përsëri në të 85′, Insigne i sapofutur në lojë ikën pranë zonës së rreptësisë gjuan fort me të djathtën por topi devijohet nga grushtat e portjerit spanjol. Në të 91′ Darmian jep një top me gjysmë roveshatë për Pellè i cili i lënë vetëm në zonë nga mbrojtja spanjole realizon një gol fotokopje me atë që bëri kundër Belgjikës, 2-0 dhe italia në çerekfinale. Pikërisht në çerekfinale, nënkampionët e europës do të ndeshën me kampionët e botës, Gjermaninë, Ndeshja luhet të shtunën me 2 korrik në orën 21:00 në stadiumin Matmut Atlantique të Bordosë.