KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Kartolina dhe postera me lojtarët kuq e zi
Euro 2016: Kartolina dhe postera me lojtarët kuq e zi

Euro 2016: Kartolina dhe postera me lojtarët kuq e zi

Për të plotësuar dëshirat e mbështetësve të shumtë të skuadrës tonë kombëtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka përgatitur një seri me kartolina dhe postera me lojtarët kuq e zi. Kështu është bërë i mundur dërgimi i tyre në fushën stërvitore të kombëtares kuq e zi në Perros-Guirec.

Për çdo futbollist, janë përgatitur kartolinat personale, ndërkohë që ka edhe kartolina të skuadrës me uniforma loje dhe me kostum. Gjithashtu është prodhuar një sasi e madhe postaresh të skuadrës, si me uniformën e lojës ashtu edhe me atë personale. Te gjitha keto do u shperndahen futbollistëve tanë për t’ai dhuruar mbështetësve të tyre.