KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Kombëtarja kuq e zi mbërrin në Francë
Euro 2016: Kombëtarja kuq e zi mbërrin në Francë

Euro 2016: Kombëtarja kuq e zi mbërrin në Francë

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga italiani Giovanni De Biasi ka mbërritur në tokën pritëse të Euro 2016. Kombëtarja kuq e zi është nisur nga Bergamo e Italisë në orën 11:30 dhe ka mbërriur në Francë në orën 13:20.

Pas mbërritjes skuadra ka zbritur sipas një ceremoniali të caktuar nga UEFA për të gjitha skuadrat e Europianit dhe ky ceremonial është xhiruar nga grupet e UEFA për tu përdorur nga kanalet e tyre digitale.

Në aeroport kanë dalë për të pritur ekipin edhe kryetari bashkisë së qytetit ku do të qëndrojë skuara jonë dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal. Nga aeroporti i Lannion, skuadra është nisur për në Hotel L’Agapa në Perros-Guirec, i cili do të jetë edhe rezidenca e Shqipërisë në Europian.