KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » EURO 2016, Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet në Francë

EURO 2016, Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet në Francë

Në pritje të verdikteve të grupeve të tjera, që do të përcaktojnë nëse Shqipëria do ta vazhdojë aventurën e saj në “Francë 2016”, Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet e saj dhe të hënën në mbrëmje, para mediave kanë dalë mesfushori Burim Kukeli dhe portieri Orges Shehi. Për mesfushorin shtatshkurtër, suksesi i kuqezinjve është mendësia e grupit.
Ndërsa gardiani i portës së Skënderbeut thekson se pjesa më e vështirë kaloi, me Kombëtaren që bëri detyrën në Francë.
Fitorja me Rumaninë e ka renditur Shqipërinë në vendin e tretë e grupit A, dhe kandidate për turin e 16-shes.