KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Kombëtarja shqiptare ulet në Brest si shkak i motit të keq
Euro 2016: Kombëtarja shqiptare ulet në Brest si shkak i motit të keq

Euro 2016: Kombëtarja shqiptare ulet në Brest si shkak i motit të keq

Avioni i kombëtares shqiptare të futbollit, e cila mori një fitore të mrekullushme një natë më parë në Lion kundër Rumanisë, ka zbritur sot në aeroportin e Brestit në orën 12:40. Ky qytet ndodhet rreth 104 kilometra larg Perros-Guirec. Kjo zbritje e detyrueshme është bërë për shkak të motit të keq që ka përfshirë rajonin e Bretanjës. Pas zbritjes ekipi shqiptar ka qëndruar për rreth 50 minuta në një sallë të përgatitur enkas për të. Më pas kanë ardhur mjetet e transportit dhe skuadra është nisur për në Perros-Guirec ku pritet të arrijë në hotel L’Agapa rreth orës 15:00. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë stërvitjen e ditës në orën 18:00.