KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Kualifikohen Irlanda edhe Belgjika
Euro 2016: Kualifikohen Irlanda edhe Belgjika

Euro 2016: Kualifikohen Irlanda edhe Belgjika

U luajt sot në orën 21:00 në stadiumin Pierre Mauroy në Lilë ndeshja e pestë e vlefshme për Grupin E ndërmjet Italisë dhe Irlandës. Një humbje pa dhimbje për kombëtaren e kaltër të trajnerit Antonio Conte. Të kaltrit në fakt e kishin siguruar vendin e parë në grup, por falë fitores 1-0 edhe Irlanda kualifikohet për në 1/8 e finaleve. Golin e ndeshjes e shënoi Brady në të 85′.

Po sot në të njëjtën orë në stadiumin Allianz Riviera në Nicë u luajt edhe ndeshja e gjashtë e vlefshme për Grupin E ndërmjet Suedisë dhe Belgjikës. Falë një goli të Radja Nainggolan në të 84′, Belgjika mundi Suedinë 1-0 dhe u kualifikua si e dyta e këtij grupi.