KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Kualifikohet Portugalia, Ronaldo eliminon Shqipërinë
Euro 2016: Kualifikohet Portugalia, Ronaldo eliminon Shqipërinë

Euro 2016: Kualifikohet Portugalia, Ronaldo eliminon Shqipërinë

Portugalia arrin të kualifikohet në 1/8 finale të Euro 2016. Ajo u ndesh sot në orën 18:00 me Hungarinë në stadiumin Parc Olympique Lyonnais të Lionit. Ky ishte takimi i gjashtë i vlefshëm për Grupin F. Ronaldo me shokë u lodhën tej mase për të arritur një barazim 3-3 i cili do t’i kualifikonte. Hungaria kalon në avantazh në të 19′, shënon Gera. Në të 42′ barazon Nani për Portugalinë. Në fillim të pjesës së dytë, në të 47′ Hungaria kalon përsëri në avantazh, shënon Dzsudzsák por vetëm tre minuta më vonë në të 50′ është Ronaldo që barazon. Hungarezët nuk lëshojnë pe dhe në të 55′ është përsëri kapiteni Dzsudzsák që shënon për Hungarinë. Në të 62′ është përsëri kapiteni portugez Ronaldo që barazon.

Kualifikim historik në 1/8 finale të Euro 2016 për Islandën që mundi sot Austrinë 2-1 në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin F e cila u zhvillua në Stade de France në Sen-Deni në orën 18:00. Islandezët kaluan të parët në avantazh me anë të Bödvarsson në të 18′. Austriakët barazuan në të 60′ me anë të Schöpf dhe ëndërronin kualifikimin. Islandezët e shënuan golin e fitores në të 94′ me anë të Traustason. Kështu Hungaria zë vendin e parë me 5 pikë, e dyta Islanda po me 5 pikë, e treta Portugalia me 3 pikë dhe e fundit Austria me 1 pikë.

Kështu përfundon dhe aventura e komëtares kuq e zi në Euro 2016. Skuadra e drejtuar nga Giovanni De Biasi u paraqit mirë në këtë europian duke marrë edhe një fitore historike por duke mos arritur të kurorëzonte edhe ëndrrën e kalimit të grupit.