KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Löw, Franca një ndër pretendentet kryesore
Euro 2016: Löw, Franca një ndër pretendentet kryesore

Euro 2016: Löw, Franca një ndër pretendentet kryesore

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw, tha se Franca si zonjë shtëpie është një ndër pretendentet kryesore për titullin kampion në Euro 2016. “Francezët janë sipas mendimit tim njëra nga kombëtaret pretendente për titull”, shpjegon trajneri gjerman para nisjes me skuadrën drejt pikëmbërritjes franceze në Evian-les Bains.

Sipas Löw mund ta bëjë ndryshimin mbështetja e publikut. “E njëjta gjë na ka ndodhur edhe ne gjatë kampionatit botëror në vitin 2006 në Gjermani, pas ndeshjes së parë u rrit morali dhe energjia rreth grupit gjë që na bëri të ecnim përpara në atë kampionat”, tha trajneri.

Më pas Löw solli në mendje fitoren e Gjermanisë 1-0 në çerekfinale të botërorit brazilian dy vite më parë. “Ishte një ndeshje e tërhequr ku Franca luajti baraz me ne, që atëherë janë rritur më shumë”, përfundoi trajneri gjerman duke thënë se ndërmjet pretendenteve janë edhe Spanja dhe Belgjika sëbashku me Italinë dhe Anglinë që janë më të forta se në kampionatet e mëparshëm.