KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » “Euro 2016” mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë Shqipëri – Francë
"Euro 2016" mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë Shqipëri - Francë

“Euro 2016” mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë Shqipëri – Francë

Shqipëria e ka mbyllur në barazim pjesën e parë me Francën, me një mbështetje entuziaste të mijëra e mijëra shqiptarëve në stadiumin “Velodrom” të Marsejës. Ndryshe nga takimi me Zvicerën ekipi i përzgjedhur nga De Biazi ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ka luajtur si i barabartë me vendasit.
Shqipëria luan me Berishën, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Lila, Lenjani, Abrashi, Kukeli, Memushaj, Sadiku. Ndërsa Franca luan me Lloris, Sagna, Rami, Koscielny, Evra, Kante, Matuidi, Coman, Payet, Martial, Giroud. Të dy palët kanë regjstruar disa raste për gol, por pa mundur të konkretizojnë.