KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, mediat evropiane vlerësojnë shpirtin e paepur të skuadrës shqiptare
ajeti

Euro 2016, mediat evropiane vlerësojnë shpirtin e paepur të skuadrës shqiptare

Humbja e Shqipërisë në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin A të Evropianit 2016 përballë Francës vendase, është komentuar gjerësisht nga mediat evropiane. Pothuajse të gjitha kanë vlerësuar shpirtin e skuadrës kuqezi dhe cilësojnë si mizor pësimin e dy golave në minutat e fundit të ndeshjes. “Fiton Franca, muri i Shqipërisë shembet në fund”, shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ndërsa dy gazetat spanjolle, “As” dhe Marça”, e cilësojnë triumfin e francezëve një fitore ankthi, ku skuadra e trajnerit Didier Deshomp, i bëri detyrat vetëm në fund. Edhe dy prestigjiozet vendase “L’Ekip” dhe “Lë Parizien”, e cilësojnë një fitore me ëmbëlsirën në fund, që i solli Francës kualifikimin. Edhe mediat britanike vlerësojnë shpirtin e paepur të skuadrës, që gjë e bën edhe vetë organizmi që qeveris futbollin kontinental, që vlerësoi faktin që Shqipëria e shtyu Francën gjatë gjithë ndeshjes. Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve “Asoshiated Press” thekson se Shqipëria pësoi humbjen e dytë, por rezultatet nuk reflektojnë realisht atë që kjo skuadër dha në fushën e blertë.