KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, ndeshjet e ditës së 7

Euro 2016, ndeshjet e ditës së 7

Dita e 7-të e Kampionatit të 15-të Evropian të Futbollit “Francë 2016” luan sot 3 takime të vlefshme për raundin e dytë të ndeshjeve në grupe dhe pasi Sllovakia ka shtangur dje Rusinë, sot zbresin në fushën Anglia dhe Uellsi, në atë që është padyshim një derbi britanik I grupit B. Fitorja e sllovakëve ndaj rusëve e ka hapur krejtësisht betejën në këtë grup, ku Uellsi dhe Sllovakia kryesojnë me nga 3 pikë, të ndjekur nga Anglia me 1 dhe Rusia me 0 pikë. Ndërkaq, duke nisur nga ora 18:00, luhet takimi i vlefshëm për grupin C, midis Ukrainës dhe Irlandës së Veriut. Të dyja skuadrat i kanë humbur 2 ndeshjet e para dhe vijnë në këtë sfidë duke luajtur shansin e fundit për kualifikim. Po në kuadër të grupit C, luhet në mbrëmje dueli më i rëndësishëm i këtij grupi, ai midis Gjermanisë dhe Polonisë. Dy fqinjet kanë nga 3 pikë, pasi i kanë fituar ndeshjet e para dhe vijnë në sfidën e sotme duke synuar të vulosin kualifikimin për në turin e 16-shes.