KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016, në ditën e pestë të kampionatit luhen dy ndeshje
Euro 2016, Austri-Hungari

Euro 2016, në ditën e pestë të kampionatit luhen dy ndeshje

Ndryshe nga 4 ditët e para, në ditën e 5-të të Kampionatit Evropian të Futbollit “Francë 2016” do të luhen vetëm dy takime. Kështu, duke nisur nga ora 18:00, Austria përballet me Hungarinë në atë që është quajtur padyshim një duel interesant, duke i dhënë një sfond humori të shkuarës së përbashkët historike gjysmëshekullore, si Perandoria e Austro-Hungarisë. Natyrisht, ndeshja e sotme është krejt tjetër gjë dhe vë përballë dy skuadra fqinje që erdhën në mënyra të ndryshme në këtë fazë finale të Evropianit 2016. Austria ishte më bindëse në rrugëtimin e saj drejt “Francë 2016”, ndërsa Hungaria ishte më e lëkundur drejt kualifikimit. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin F, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi është ai që nis në ora 21:00, midis Portugalisë dhe Islandës.