KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » “Euro 2016”, në mbrëmje Gjermani – Francë
"Euro 2016", në mbrëmje Gjermani - Francë

“Euro 2016”, në mbrëmje Gjermani – Francë

Të enjten në mbrëmje, Gjermania dhe Franca do të takohen në Stadiumin Velodrom, në gjysëmfinalen e dytë të “Euro 2016” e cila do të përcaktojë finalisten që do të ndeshet me Portugalinë. Ky është takimi i parë mes tyre në një europian, ndërsa më parë janë ndeshur katër herë si pjesmarrës në kampionate botërorë.
Gjermania dhe trajneri i saj, Johakim Lëv, premtojnë spektakël në gjysmëfinalen ndaj Francës, megjithë mungesat e Gomez, Khedira e Humels. “Ne jemi skuadra më e fortë me të cilën është ndeshur deri tani Franca në këtë evropian- ka thënë trajner Lëv, duke shtuar se “Ne do të japim gjithçka që të shkojmë në finale. Mendoj se kjo Francë është skuadër më e fortë se ajo që ne mundëm në çerekfinalen e botërorit në 2014”. Ndërsa trajneri I Francës, Deshamps është shprehur: “Ne kemi mundësinë për të shkruar një faqe të re në histori në përballjen me Gjermaninë dhe lojtarët e mi i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. E rëndësishme është që ata besojnë dhe janë të bindur se mund ta thyejnë tersin”.
Gjermania dhe Franca kanë fituar 5 nga 14 kampionate evropiane të zhvilluara deri tani. Tre i kanë fituar gjermanët dhe dy francezët.