KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » EURO 2016: Në orën 21:00 Belgjikë-Hungari
hungari belgjike, euro 2016, 1 e 8 finalet, ora 21 00

EURO 2016: Në orën 21:00 Belgjikë-Hungari

Hungari – Belgjikë është sfida që do të mbyllë programin e ditës së sotme për fazën e 1/8 të kampionatit europian France 2016. Skuadra hungareze është surpriza më e madhe e këtij turneu pasi u kualifikua si e para e grupit F duke lënë pas Portugalinë dhe duke mos koleksionuar asnjë humbje.Trajneri hungarezeve Bernd Storck do të luajë sërisht me formacionin 4-2-3-1 me sulmuesin e vetëm Szalain të mbështetur nga treshja Elek, Lovrencisc dhe Dzudzak.

Djajtë e kuq të Belgjikës, të nisur si favoritët kryesorë në këtë kampionat, u shokuan pas humbjes në ndeshjen e parë me Italinë por me pas fituan ndaj Irlandës dhe Suedisë. Trajneri Wilmots me djemtë e tij nuk duan të ndalojnë dhe pse nuk mund të nënvlerësojnë Hungarinë që ka zhvilluar një kampionat dinjitoz deri në këto momente.

Sfida e sotme mes Belgjikës dhe Hungarisë do të luhet në Stade de Toulouse në orën 21 dhe do të arbitrohet nga serbi Milorad Maziç.