KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Euro 2016 nis sot në Francën e blinduar
euro 2016

Euro 2016 nis sot në Francën e blinduar

Kampionati Evropian i Futbollit nis sot në Paris me ndeshjen Francë-Rumani. Rreth 90 mijë policë, ushtarë dhe roje private, do të garantojnë siguri gjatë ndeshjeve të kampionatit që do të luhen në 10 qytete. Në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme pas sulmeve në Paris, nga të cilat u vranë 130 persona, në nëntor të vitit të kaluar. Në një prej këtyre sulmeve, atentatorët vetëvrasës nuk ia dolën të hyjnë në stadiumin e qytetit, ku do të zhvillohet ndeshja e hapjes dhe ajo finale e kampionatit Euro 2016. Veç shqetësimeve të sigurisë, ka edhe frikë për trazira të punëtorëve, pasi ka pasur greva para fillimit të turneut dhe ka kërcënime për ndalje të punës gjatë kampionatit. Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se do të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme për mbarëvajtjen e kampionatit. Për të parën herë në këtë kampionat, do të garojnë 24 kombëtare, ndërsa favoritë konsiderohen Franca, Gjermania, Spanja, Italia dhe Anglia. Në vitin 1984, kampionati u zhvillua në Francë dhe kombëtarja franceze fitoi titullin e kampionit.