KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Paraqitet “Fracas”, topi i fazës së dytë
Euro 2016: Paraqitet "Fracas", topi i fazës së dytë

Euro 2016: Paraqitet “Fracas”, topi i fazës së dytë

Quhet “Fracas” (Përplasje) dhe është topi zyrtar i paraqitur nga Paul Pogba i cili do të zyrtarizohet nesër me fillimin e fazës së dytë të Euro 2016 (me eliminim të drejtpërdrejtë) dhe do të zërë vendin e “Beau Jeu” (Lojë e Bukur), i cili ishte në fushë për ndeshjet në grupe.

Disa nga talentët më të mëdhenj parisienë të muzikës, modës, kulturës etj. kanë bashkëpunuar me Adidas për zgjedhjen e emrit të topit, i zgjedhur sepse “përmbledh tensionin dhe adrenalinën që kanë ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë”. “Pikturimi i fuqishëm kuq e zi i “Fracas” përfaqëson paparashikueshmërinë e fazave përfundimtare të kampionatit të madh”.

Struktura e topit, e përbashkët si për “fracas” ashtu edhe për “Beau Jeu”, është zhvilluar në një kohë prej mbi 18 muaj dhe ka marrë elementët më të mirë të topit “Brazuca”, që shërbeu për botërorin Brazil 2014, përfshirë edhe format e reja të shtresave. Dy topat kanë një sipërfaqe dhe një teknikë lidhjeje që garantojnë një kontroll më të mirë dhe janë më të dallueshëm në ajër. Gjatë procesit të zhvillimit të dy topat janë provuar nga lojtarë të mëdhenj të futbollit europian.