KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Euro 2016: Përcaktohen çiftet e 1/8
Euro 2016: Përcaktohen çiftet e 1/8

Euro 2016: Përcaktohen çiftet e 1/8

Janë përcaktuar tashmë 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/8 të finaleve Euro 2016. Kombëtaret dhe trajnerët kanë njohur kundërshtarët e tyre. Kështu Zvicra do të përballet me Poloninë në 25 qershor. Po në këtë datë do të luajnë edhe Kroacia me Portugalinë dhe Uellsi me Irlandën e Veriut. Të dielën në 26 qershor përballen Hungari-Belgjikë dhe Gjermani-Sllovaki. Ndërsa të hënën në 27 qershor luhen ndeshjet e fundit Itali-Spanjë, Francë-Irlandë dhe Angli-Islandë. Më i vështirë do të jetë shorti për skuadrat që do të kualifikohen në çerkefinale. Kështu fituesi i çiftit Itali-Spanjë do të ndeshet me fituesin e Gjermani-Sllovaki. Në rast fitoreje në ndeshjet e tyre, Francës i takon të ndeshet me Anglinë. Kombinimet e tjera do të jenë: Fituesi i Zvicër-Poloni me fituesin e Kroaci-Portugali, ndërsa çifti tjetër çerekfinal do të krijohet nga fituesi i duelit midis Uellsit me Irlandën e Veriut dhe atij Hungari-Belgjikë.