KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » EURO 2016, përfaqësuesja shqiptare stërvitje të lehtë paradite
stervitje

EURO 2016, përfaqësuesja shqiptare stërvitje të lehtë paradite

Kombëtarja shqiptare ka vazhduar përgatitjet anti-Francë, të hënën me stërvitjen e paradites, e cila ka nisur në orën 10:30. Në stadiumin Iv Zhanu në Perros Gire, futbollistët kanë zhvilluar seancën stërvitore të radhës. Trajneri Xhani De Biazi ka qenë në humor dhe nuk i ka kursyer batutat me lojtarët. I angazhuar në stërvitje ka qenë edhe Lorik Cana, edhe pse të nuk do të luajë në Velodrom ndaj Francës, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Zvicrën. Skuadra ka zhvilluar ushtrime të lehta pa ngarkesë të lartë fizike. Ra në sy stërvitja e diferencuar e Ergys Kaçes. Edhe pse nuk vjen asnjë lajm zyrtar nga stafi i kombëtares për gjendjen shëndetësore të tij, nga pamjet dukej se futbollisti i Paokut nuk kishte ndonjë gjë serioze. Futbollistët do të kryejnë seancën e dytë stërvitore pasdite, ndërsa në orën 17:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp e radhës. Të martën, skuadra jonë përfaqësuese do të udhëtojë drejt Marsejës për t’u përgatitur për ndeshjen e së mërkurës ndaj Francës.ë paradite